Qasja jonë ndaj punonjësve
... është për njerëzit e punës, njerëz të arritjeve, për “luftëtarët” e vendosur, të cilët pajtohen me vlerat tona dhe me kodin tonë të mirësjelljes. Ne nuk besojmë se punonjësit duhet të sillen rreth një profili të vetëm standard. Përkundrazi, ne e mirëpresim diversitetin në aspektin e prejardhjes, përvojës, personalitetit dhe prapavijës së studimeve. Disa prej kolegëve tanë, përpara se të vinin në ProCredit, nuk e kishin menduar asnjëherë të punonin në bankë, por tashmë ata janë shumë të kënaqur që janë me ne! Procesi ynë i përzgjedhjes është shumë kërkues, është proces transparent i cili përqendrohet tek ju dhe vlerat tuaja si individ, dhe jo tek lidhjet që mund të keni
... për t’iu ofruar shërbime të shkëlqyera dhe të përgjegjshme klientëve tanë në një mjedis sfidues si dhe për ta përmirësuar institucionin tonë. Duke marrë parasysh strukturën organizative mbështetëse që kemi, kjo nënkupton marrjen përsipër të detyrave sfiduese, projekteve të reja, dhe përgjegjësive shtesë, të cilat mund të shkojnë përtej përshkrimit standard të punës. Krahas kësaj, këtu përfshihet edhe rutina dhe detyrat e mërzitshme, e ndonjëherë edhe kohë shtesë, për punën dhe/ose për trajnim
... drejtpërdrejt në suksesin e institucionit, dhe të gjithë së bashku i shohim rezultatet e punës sonë. Struktura e thjeshtë organizative që kemi dhe hierarkia e sheshtë e ngarkon secilin prej nesh me përgjegjësi të qarta, në funksion të punës drejt një qëllimi të përbashkët. Gjithashtu, kjo strukturë ofron edhe bazat për një vlerësim të drejtë të secilit punonjës, duke u mbështetur tërësisht në performancën dhe kontributin që ai/ajo ka dhënë. Menaxhmenti i nivelit më të lartë merr pjesë aktive në vlerësimin institucional të punonjësve dhe mban kontakt të vazhdueshëm me ta për t’u kujdesur që gjithmonë të arrijmë rezultate më të mira. Suksesi njihet jo vetëm përmes shpërblimeve në para, por çka është më e rëndësishme, edhe përmes mundësive për zhvillim profesional dhe personal. Struktura jonë e pagave është e arsyeshme dhe transparente dhe është e vlefshme për të gjithë personelin kudo në grup. Ne paguajmë paga fikse konkurruese. Ne nuk e shpërblejmë personelin tonë me bonuse që varen nga arritja e synimeve, sepse nuk duam që ata t’i joshin klientët e t’i bëjnë të marrin vendime financiare të papërshtatshme, vetëm e vetëm që të përmbushin synimet që u janë caktuar. Të gjitha pagat mbahen brenda një intervali të arsyeshëm: në parim, pagat më të larta nuk janë asnjëherë më të larta sesa 10-fishi i pagës më të ulët në bankë
... dhe përpiqemi të jemi një hap para në mjediset në të cilat veprojmë dhe që janë në ndryshim e sipër. Kjo është e mundshme për shkak se secili prej nesh ka kuriozitetin dhe vullnetin për të ecur përpara. Grupi ProCredit bën investime të mëdha në një gamë të gjerë trajnimesh me qëllim të fuqizimit të institucionit tonë. Të gjithë punonjësit e ardhshëm përfundojnë një program fillestar gjashtë mujor. Kurset për pozita specifike dhe seminare me tematika të zbatueshme nga i gjithë grupi sigurojnë që secili anëtar i personelit të ketë shkathtësitë dhe kompetencat e duhura. Për të plotësuar kërkesat e mbajtjes së përgjegjësisë së një punonjësi udhëheqës, menaxherëve tanë iu kërkohet që të marrin pjesë në kurset e Akademive tona. Përtej kufijve të trajnimit të zakonshëm në fushën e menaxhimit, akademitë tona i vënë pjesëmarrësit përballë pyetjeve thelbësore filozofike, historike dhe shoqërore. Gjatë kohës që frekuentojnë akademitë, menaxherët zhvillojnë një ndjesi të fuqishme të solidaritetit dhe qëllimit të përbashkët, ndjesi të cilën e ndajnë me të tjerët, me anëtarët e personelit dhe me institucionin në tërësi. Identiteti dhe gjuha jonë e përbashkët gjithashtu nxiten me anë të trajnimeve mbarë-grupore në shkenca humane, etikë, gjuhë angleze, e shumë e shumë të tjera