Procesi i përzgjedhjes
Rekrutimi gjatë pandemisë COVID-19:
Edhe në situatën aktuale, ne jemi duke rekrutuar dhe shpresojmë të pranojmë aplikimet tuaja. Shëndeti juaj është prioriteti jonë kryesor, prandaj ne kemi marrë të gjitha masat e mundshme për të siguruar që procesi i aplikimit të jetë sa më i sigurt.
Informacionet e dhëna nga ju në formularin e aplikimit, na mundësojnë të krijojmë një përshtypje të parë për përvojën dhe aftësitë tuaja. Për të bërë një vlerësim objektiv të aplikimit tuaj duhet të plotësohen të gjitha pjesët qartë dhe me kujdes të veҫantë. Formulari i aplikimit në internet duhet të plotësohet në gjuhën angleze. Aplikimet që dorëzohen përmes kanaleve të tjera nuk merren parasysh.
Një pjesë e rëndësishme e procesit të aplikimit është edhe letra e motivimit. Ajo përbën një mundësi për të na bindur që ju vërtet keni dëshirë të jeni pjesë e ekipit të ProCredit-it.
• Na tregoni për veten dhe interesat tuaja
• Shpjegoni se pse dëshironi të punoni me ne dhe tregoni pritshmëritë që keni lidhur me bankën, si punëdhënës
• Na tregoni se çfarë ju ka nxitur interesin lidhur me bankën ProCredit dhe ProCredit Holding
Letra e motivimit e preferueshme të jetë në gjuhën angleze. Për të na mundësuar vlerësimin e saktë të aplikimit tuaj, është shumë e rëndësishme që ju të mos: përdorni klishé, dërgoni letra motivimi te gatshme, apo të merrni me “copy-paste” informacione nga faqja e internetit të bankës ProCredit dhe ProCredit Holding.
Pasi t’i kemi shqyrtuar të gjitha aplikimet, një anëtar i ekipit tonë të Burimeve Njerëzore do të kontaktojë me kandidatët më të përshtatshëm për të bërë një bisedë telefonike rreth 20-minutëshe. Përmes bisedës telefonike, do t’ju jepet mundësia të prezantoheni dhe të na ndihmoni të mësojmë më shumë lidhur me shkollimin dhe përvojën tuaj, si dhe për arsyet për të cilat keni aplikuar.
Meqenëse matematika dhe logjika luajnë një rol të rëndësishëm në aktivitetet tona të përditshme, ne do t’ju ftojmë të merrni pjesë në një test, i cili do të organizohet në Zyrat Qendrore. Ju mund të provoni të zgjidhni disa teste provë, të cilat i gjeni në sesionin "Shkarko" në fund të kësaj faqeje.
Ju këshillojmë t’i kushtoni kohë përgatitjes, sepse kjo do t’ju ndihmojë ta përfundoni me sukses këtë fazë të procesit të përzgjedhjes.
Megjithëse aftësitë teknike janë të nevojshme, ato nuk përbëjnë të vetmin kriter përzgjedhje. Çka është më e rëndësishme, ne kërkojmë kandidatë, vlerat dhe angazhimi i të cilëve janë në përputhje me mënyrën se si punojmë. Diskutimet në grup na mundësojnë të vlerësojmë aftësinë tuaj për të punuar në grupp, aftësitë tuaja komunikuese, si dhe për të krijuar, shprehur dhe mbrojtur mendimin tuaj. Ky hap i procesit përbëhet nga një diskutim/debat i përgjithshëm në gjuhën angleze lidhur me çështje të ndryshme. Njohuritë specifike nuk janë të domosdoshme.
Intervista individuale përbën një mundësi që ne t’ju njohim më mirë dhe të diskutojmë për pritshmëritë e ndërsjella. Nëse keni pyetje, ky është momenti t’i bëni. Të gjitha fazat e procesit të përzgjedhjes që nga testi i matematikës dhe logjikës e deri në këtë moment zhvillohen në Zyrën Qendrore ne Shкup.Nëse udhëtoni nga qytetet e tjera, kostot e transportit dhe akomodimit (nëse paraqitet nevoja) do të rimbursohen
“Pasi të keni arritur ti kaloni me sukses hapat e para të vlerësimit, ju pret një përvojë unike e të mësuarit - Ynë ndërkombëtar Programi Onboarding! "
Тë vazhdojë të