KTHEHU NË PROCREDIT BANK MAQEDONIA VERIORE Kontakti
  • МК
  • ENG
ProCredit HR
ProCredit HR
ProCredit HR
  • Të punosh me ne
  • Qasja jonë ndaj punonjësve
  • Si të na bashkangjiteni
    • Procesi i përzgjedhjes
    • Programi Onboarding
    • Praktika
  • Apliko tani
Praktika
Shtëpi // Praktika

Praktika

Çfarë e dallon programin tonë të praktikës?

Çfarë e dallon programin tonë të praktikës?

Ne në bankën ProCredit kemi pasur përherë një qasje të përgjegjshme dhe ndërvepruese në lidhje me punën me praktikantët, sikurse edhe është demonstruar nga mundësitë që iu japim pjesëmarrësve për të punuar në projekte ekzistuese.

Aktivitetet: Gjatë praktikës së punës me ne, ju do të keni rastin të njiheni me filozofinë afariste të bankës ProCredit, si dhe me parimet e saj të shërbimeve të përgjegjshme bankare. Gjithashtu, ju do të fitoni përvojë të vlefshme praktike duke punuar në rrjetin tonë të degëve apo në departamente të ndryshme në Zyrën Qendrore. Ju do të prekni nga afër aspekte të ndryshme të punës sonë si me klientët, ashtu edhe me partnerët; do të mësoni qasjen që ndjekim ne në ofrimin e shërbimeve të cilësisë së lartë, dhe do të kuptoni se çfarë do të thotë puna në grup për ne.

Kohëzgjatja: Orari juaj është dizajnuar që të jetë fleksibil, me qëllim që ju të mund të përfitoni maksimalisht nga studimet universitare dhe praktika e punës.

Pjesëmarrësit: Studentë nga universitete të ndryshme, të diplomuar dhe ata që vazhdojnë studimet (duke përfshirë edhe studentët e vitit të parë). Ne besojmë se mendimet dhe kualifikimet e ndryshme përbëjnë njërin prej faktorëve kyç për zhvillimin e studentëve të zgjuar, ambiciozë dhe të orientuar drejt karrierës.

Çfarë presim nga praktikantët tanë të ardhshëm?

Çfarë presim nga praktikantët tanë të ardhshëm?

▪ Qasje serioze dhe të përgjegjshme ndaj detyrave me të cilat ngarkohen. ▪ Dëshirë për të fituar njohuri të reja dhe përmirësuar shkathtësitë ▪ Gatishmëri për komunikim të hapur dhe vëmendje ndaj mendimit të të tjerëve ▪ Marrje të iniciativave dhe pjesëmarrje aktive në të gjitha punët dhe detyrat e departamentit përkatës apo degës së bankës. ▪ Shkathtësi të mira në gjuhën angleze

Ju lutemi të specifikoni qytetin/departamentin në Zyrën Qendrore, në të cilën do të dëshironi ta përfundoni punën praktike, si dhe kohën kur do të mund të jeni në dispozicion

Procesi i përzgjedhjes për praktikantë

Procesi i përzgjedhjes për praktikantë

Për të mësuar rreth procesit të përzgjedhjes, ju lutemi të shihni pjesën për punësim. Ne zbatojmë të njëjtin proces, me përjashtim të dy hapave të fundit (seanca e fokusit të grupit dhe ProCredit EntryProgramme).

Тë vazhdojë të

Të punosh me ne
Të punosh me ne
Qasja jonë ndaj punonjësve
Qasja jonë ndaj punonjësve
Si të na bashkangjiteni
Si të na bashkangjiteni
Imprint © 2023 ProCredit Bank