Të punosh me ne do të thotë të punosh me klientë...
Mësoni më shumë lidhur me mënyrën se si ne punojmë. Deklaratat e mëposhtme, nga klientët tanë, pasqyrojnë pritshmëritë e tyre nga punonjësit e bankës si dhe llojin e marrëdhënies që kemi me ta. Nga ana tjetër, deklaratat nga kolegët tanë do t’ju japin një ide lidhur me punën e përditshme dhe sfidat në punë.
Të sjellësh klientë të rinj në bankë është sa interesante, po aq edhe sfiduese. Duhet të përgatitesh mirë dhe të këmbëngulësh shumë. Kjo nuk ka të bëjë me plotësimin e objektivave sasiorë, por bëhet fjalë për të testuar aftësitë e mia në krijimin e marrëdhënieve afatgjata me klientët.
E vlerësoj vërtet faktin që këshilluesja ime nuk përpiqet të më shesë produkte financiare. Ajo vërtet e njeh industrinë ku unë zhvilloj aktivitetin; i kupton specifikat e biznesit tim dhe nevojat e mia financiare dhe është gjithmonë e gatshme të më dëgjojë.
Nuk i pranoj verbërisht të gjitha kërkesat e klientëve; gjithmonë konfirmoj se për çfarë kanë nevojë vërtetë, edhe nëse kjo nënkupton hedhjen poshtë të kërkesës së tyre fillestare. Vizita në vendin ku punojnë klientët e mi më ndihmon shumë për të gjetur dhe ofruar shërbimin e duhur.
Për mua, banka ProCredit nuk është thjeshtë bankë, por është edhe partner biznesi. Mund të mbështetem gjithmonë në diskutimet e plota informuese profesionale me këshilluesin/en tim/e.
Aftësitë që kam zhvilluar në analizimin e pasqyrave financiare më ndihmojnë të mbroj mendimin tim me fakte dhe argumente. Jam në kontakt të vazhdueshëm me kolegët dhe menaxherët dhe së bashku jemi në gjendje të marrim vendime të shpejta për klientët tanë.
Biznesi im varet nga koha dhe e vlerësoj shumë faktin që banka gjithmonë më përgjigjet shpejt. Mund të mbështetem tek këshilluesi im në çdo lloj çështje që ka të bëjë me shërbimet bankare
Numërimi i cash-it është punë e mërzitshme, por tashmë këtë punë ua kam lënë Zonave 24/7. Tani mund t’i përkushtohem më tepër njohjes së klientit/es tim/e, si dhe këshillimit të tij/saj. Kolegët në Zyrat Qendrore na ofrojnë mbështetjen që na duhet për ta bërë mirë punën tonë.
Edhe pse pjesën më të madhe të transaksioneve i bëj vetë, kur është fjala për çështje që janë më komplekse, mund të flas gjithmonë me këshilluesin/en tim/e. Për mendimin tim, shërbimet moderne dhe të shpejta, të cilat i ofron banka, janë të jashtëzakonshme.