Back to ProCredit Bank Contact us
  • ENGLISH
  • SRPSKI
ProCredit HR
ProCredit HR
ProCredit HR
  • Të punosh me ne
  • Qasja jonë ndaj punonjësve
  • Si të na bashkohesh?
    • Procesi i Përzgjedhjes
    • Programi Onboarding
  • Apliko tani
Të punosh me ne
Ballina // Të punosh me ne

Të punosh me ne

Të punosh me ne do të thotë të punosh me klientë....

Mësoni më shumë lidhur me mënyrën se si punojmë ne. Deklaratat e mëposhtme, nga klientët tanë, pasqyrojnë pritshmëritë e tyre nga punonjësit e bankës si dhe llojin e marrëdhënies që kemi me ta. Në anën tjetër, deklaratat nga kolegët tanë do t’ju japin një ide lidhur me punët e përditshme dhe sfidat në punë.

  • Njohuritë
  • Partner afarist
  • Cilësia
  • Inovacion
Njohuritë

Të bësh klientë të rinj për vete është sa interesante, po aq sfiduese. Duhet të përgatitesh mirë dhe të këmbëngulësh shumë. Kjo nuk ka të bëjë fare me arritjen e synimeve, bëhet fjalë për të testuar aftësitë e mia lidhur me krijimin e marrëdhënieve afatgjata me klientët.

Këshilltar për klientë

E vlerësoj vërtet faktin që këshilltarja për klientë nuk përpiqet të më shesë produktet e bankës. Ajo vërtet e njeh industrinë ku e zhvilloj aktivitetin, i kupton specifikat e biznesit tim dhe nevojat e mia financiare dhe është gjithmonë e gatshme të më dëgjojë.

Klienti

Partner afarist

Nuk i pranoj verbërisht kërkesat e klientëve, gjithmonë verifikoj se për çfarë me të vërtetë kanë nevojë ata, edhe nëse kjo nënkupton hedhjen poshtë të kërkesës së tyre fillestare. Vizita në vendin ku punojnë klientët e mi më ndihmon shumë për të gjetur dhe ofruar shërbimin e duhur.

Këshilltar për Klientë të Bizneseve

Për mua, banka ProCredit nuk është thjesht bankë, por është edhe partner afarist. Mund të mbështetem gjithmonë në diskutimet e plota informuese e profesionale me këshilltarin tim.

Klienti

Cilësia

Shkathtësitë që kam zhvilluar në analizimin e pasqyrave financiare më ndihmojnë të mbroj mendimin tim me fakte dhe argumente. Jam në kontakt të vazhdueshëm me kolegët dhe menaxherët dhe së bashku jemi në gjendje të marrim vendime të shpejta për klientët tanë.

Këshilltar për Klientë të Bizneseve

Biznesi im varet nga koha dhe e vlerësoj shumë faktin që banka gjithmonë më përgjigjet shpejt. Mund të mbështetem tek këshilltari/ja për përkrahje në çdo lloj çështje që ka të bëjë me shërbimet bankare.

Klienti

Inovacion

Numërimi i parave të gatshme është punë e mërzitshme, por tashmë këtë punë ua kam lënë Zonave 24/7. Tani mund t’i përkushtohem më tepër njohjes së klientëve, si dhe këshillimit të tyre. Ekipet në Zyrën Qendrore na ofrojnë mbështetjen që na duhet për ta bërë mirë punën tonë.

Këshilltar për klientë

Edhe pse pjesën më të madhe të transaksioneve i bëj vetë, kur është fjala për çështje që janë më komplekse, mund të flas gjithmonë me këshilltaren time. Për mendimin tim, shërbimet moderne dhe të shpejta, të cilat i ofron banka, janë të jashtëzakonshme.

Klienti

Vazhdo tek:

Qasja jonë ndaj punonjësve
Qasja jonë ndaj punonjësve
Si të na bashkohesh?
Si të na bashkohesh?
Pika e Shkarkimit

Broshura E Burimeve Njerezore

Kodi I Miresjelljes

Broshura E Procredit Akademise

Broshura E Akademise Per Bankiere

Imprint © 2025 ProCredit Bank